Çitaku në OKB: Kosova është shtet dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë

E publikuar: 16/08/2017 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndër tjerash ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte lëvizja guerilja çlirimtare më e suksesshme në historinë moderne.

Sipas saj, UÇK-ja i ka mbrojtur shtëpitë e tyre dhe nuk ka shkuar të luftojë në Beograd.

“Kosova është e pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”, ka thënë Çitaku, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, i mbetet Serbisë që të ndryshojë dhe ta pranojë realitetin, të paktën për hir të fëmijëve të tyre.

Ndërkaq, duke ju përgjigjur zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq se ajo nuk është kosovare, pasi nuk ekziston kombi kosovar, Çitaku ka thënë se Kosova është shtet që i përket të gjithë qytetarëve të saj.

“Sipas jush,nëse jam shqiptare, a po kërkoni të shkojë në Shqipëri? Askush nuk mund të më thotë se pasi qenkam shqiptare nuk mund të jetoj në Kosovë. Kosova është shtet që i përket të gjithë shqiptarëve”, i ka thënë Çitaku zëvendëskryeministrit serb.