“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë për një 63-vjeçar nga Vora, pasi u denoncua nga djali dhe nusja e tij, për kryerjen e veprimeve të turpshme me mbesën. Djali pretendonte që i ati ka kryer veprime të turpshme me të bijën dy vite më parë, në 2015-n, kur ata kishin ardhur me pushime.
Djali është shprehur se e kanë kuptuar nga disa vizatime të vajzës së mitur në Itali, që pasi i është nënshtruar testit psikologjik ka pranuar që gjyshi e prekte në vende intime.
Por Xhemali Picari, gjyshi i vajzës, që jeton në një shtëpi private në Vorë i mohon akuzat dhe pretendon se djali i tij dhe nusja kanë inskenuar gjithçka për t’i marrë shtëpinë. “Mund të ketë rastisur që kam qenë lakuriq në shtëpi, por kurrsesi s’kam prekur mbesën. Djali dhe nusja kanë qëllim të më marrin shtëpinë”, thotë ai.