AAK nominon kandidatët për Kryetarë të Komunave të Pejës dhe Gjakovës

E publikuar: 16/08/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nominuar disa nga kandidatët për kryetar të komunave.

Haradinaj ka prezantuar Ardian Gjinin si kandidat të Aleancës për kryetar të Gjakovës. Ndërsa, në Pejë e ka nominuar Fatmir Gashin si kandidat të Pejës.Me këtë rast, Ardian Gjini tha se kanë synim kthimin e qeverisjes se AAK-së në Gjakovë. Ndërsa, edhe Fatmir Gashi u shpreh i bindur në triumfin e AAK-së në Pejë.

Sa i përket kandidimit të Daut Haradinaj për kryetar të Deçanit, lideri i AAK-së, ka thënë se janë në fazën e diskutimeve dhe shumë shpejt do të vendoset edhe për këtë komunë.