Kusari-Lila: PAN-i me bllokadën e krijuar i humbi Kosovës afro 100 milionë euro

E publikuar: 16/08/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila ka folur për dëmet ekonomike që i ka shkaktuar Kosovës bllokada e krijuar.

Ajo ka thënë se deri më tani Kosova ka humbur afro 100 milionë euro.

“Kosova ka humb 15 milionë euro më 4 gusht pas skadimit të marrëveshjes me FMN-në. Këto nuk janë të vetmet mjete që Kosova ka humbur. Kosova rrezikon ti humb edhe 75 milionë për shkak të bllokadës që po bënë PAN-i. Me bllokadën e krijuar nga PAN-i duke filluar nga presidenti dhe koalicioni që ka dalë fitues në zgjedhje, Kosova mund të thuhet se ka humbur afër 100 milionë euro”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se kjo bllokadë e shkaktuar nga PAN-i do ti trokas secilit qytetar në derë. /Telegrafi/