Hoti lëshon takimin, bëhet gati për tryezën me VV-në dhe pakicat

E publikuar: 16/08/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka lëshuar takimin konsultativ për të shkuar në takimin tjetër, atë me Vetëvendosjen dhe pakicat.

Në tryezën e organizuar që të mbahet në sallën e Kuvendit, LDK nuk e ka ftuar vetëm koalicionin PAN.

Ndërkaq në takimin që është duke u zhvilluar ende në mes të kryesuesit të Kuvendit, PAN-it, AKR dhe Alternative gjenden ende aty.

Pritet që në këtë tryezë të diskutohet për bllokadën në vend.