Tenton të përdhunojë 15 vjeçaren në plazhin e Velipojës, vihet në pranga (Historia)

E publikuar: 15/08/2017 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Velipojës vuri në pranga një 19 vjeçar nga Lezha në akuzën se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur.

Besim M u kallëzua nga shtetasja A. K 15 vjeçe, banuese në Velipojë.

Sipas saj shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec¸” e mbetur në tentativë.

/Gazeta Express