Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se nuk është i përfshirë në procesin e bindjes së Rugovës për të votuar PAN-in.
“Për votën e Teuta Rugovës nuk jam në proces të negociatave dhe nuk kam njohuri të tilla se çka merr Teuta Rugova me votimin e Qeverisë. Ndoshta është kthim i nderit që zotëri Haradinaj i ka bërë Presidentit Rugova”, deklaroi Sherifi në “Interaktiv” të “KTV”-së.