Para pak minutash një zjarr ka përfshirë një shtëpi në lagjen ‘Bair’, në Mitrovicë. Flakë tashmë ka marrë edhe shkolla “Musa Hoti” , e cila gjendet në këtë lagje, raporton Gazeta Express.
Disa lexues në atë pjesë kanë dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet ende nëse ndonjë person gjendej në shtëpi në momentin e kaplimit nga flakët.
Lajmin për diegjen e shtëpisë për Express, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Kemi marrë informacionet se një shtëpi është djegur. Nuk është raportua për ndonjë person të lënduar. Ndërkohë që policia bashkë me ekipet e tjera është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.