“Saiti ishte njeri, jo kafshë. Pse u lirua deputeti?”

E publikuar: 13/08/2017 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarjen që ka ndodhur me njeriun e tyre të afërt dhe me personin që shkaktoi aksidentin fatal të tij, vëllai e babai i Sait Sorrës e kanë mësuar vetëm nga mediat.

Ata thonë se deri pasi kanë tërhequr trupin nga morgu, askush nuk i ka kontaktuar për të marrë edhe versionin e tyre për ngjarjen. Pasi dëshmitarë të aksidentit kanë qenë edhe të afërmit e 54-vjeçarit.

Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, shprehet vëllai i viktimës.

Nga ana tjetër, djali i tregtarit tregon se ende nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe lirimi i shkaktarit të aksidentit i duket e pabesueshme, raporton panorama.