Seanca konstituive është thirrur të hënën nga kryesuesi Adem Mikullovci, pa ndonjë takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.
Ndërkaq, zyrtarë të koalicionit PAN, nuk ka dhënë shenja se do të marrin pjesë ne seancë, duke përmbajtur deklaratave të mëhershme, senuk marrin pjesë në seanca të Kuvendit, pa ndonjë takim konsultativ mes partive.
Nga njëra anë flitet për krizë politike e nga ana tjetër, ekziston Kushtetuta dhe ligjet që i obligojnë të zgjedhurit e qytetarëve që ti zbatojnë.
Në këtë pikë, njohësi i rrethanave juridike, Muhamet Kelmendi, thotë për Infosot, se situata nuk mund të zgjidhet ndryshe, veçse duke zbatuar Kushtetutën.
“Situata mund dhe duhet të zgjidhet vetëm, kur sipas ligjit subjekti i parë a koalicioni e paraqet kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe i ka votat. Kushtetuta ia garanton subjektit të parë a koalicionit parazgjedhor të drejtën e vetme të kandidimit për kryetar të Kuvendit.
Cështja e tillë mund të përsëritet disa herë dhe askush nuk mund t’i mësojë ata se kënd të paraqesë kandidat. Natyrisht, se këtu duhen 61 vota”, është shprehur Kelmendi për Infosot.
Së fundmi, deputeti Arben Gashi nga LDK –ja , për të dalë nga situata e krijuar, ka propozuar që të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit dhe më pas të shikohen vonesat ligjore të PAN –it.
“Ne duhet të shohim mundësit që t’i zgjedhin nënkryetarët dhe po shohim mundësitë ligjore. Duhet të krijohet një gjendje të re, është e vetmja mënyrë. Mendimi im personal është se duhet të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve, derisa PDK janë të është e gatshme të vijnë ta propozojnë kryetarin e Kuvendit”, është shprehur deputeti Gashi para gazetarëve.
Mirëpo, sipas profesor Kelmendit, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi nuk ka mundësi kushtetuese.
“Nuk ka mundësi kushtetuese të zgjidhet as një nënkryetar dhe anëtar i kryesisë pa u zgjedhur Kryetari. Këtë duhet të dijë Arben Gashi. Ai e ka lexuar Kushtetutën.
Kushtetuta këtë e tregon shprehimisht. Pa zgjedhjen e kryetarit nuk ka zgjedhje të nënkryetarëve dhe të anëtarëve të Kryesisë. Kështu përcakton ligji. E tërë procedura zgjedhore për konstituimin e Kuvendit duhet dhe mund të zgjasë 30 ditë nga dita e certifikimit të zgjedhjeve. Fakti, se fillimi i seancës konstituive mund të zgjasë, ka mundësi të zgjatet edhe konstituimi i Kuvendit”, ka thënë më tej Kelmendi.
Ndërkaq, kreu i GP –së, së VV –së, Glauk Konjufca, ka vijuar me akuzat kundër PAN –it, duke iu referuar një aktgjykimi, që ia ka dhënë të drejtën të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të kuvendit të Republikës së Kosovës.
Por, sipas professor Kelmendit, aktgjykimi në fjalë i prodhuar nga Kushtetuesja nuk ka lidhje me krizën e krijuar politike, por ka të bëjë me një rast specifik.
“Gjykata Kushtetuese nuk është marrë me çështjen e ngërçit në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Ajo ka theksuar vetëm atë që në fakt juridikisht është në Kushtetutë. Po një gjë duhet thënë: Nuk mundet të shkohet më tej pa konstituimin e Kuvendit. E Kuvendi konstituohet, sipas këtij akti më të lartë juridik, vetëm atëherë kur subjekti i parë a koalicioni e paraqit kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kjo mund të përsëritet në vazhdim”, ka thënë Kelmendi, i cili është ndalur tek dy fakte që mund të ndryshojnë rrjedhën e situatës.
“Sipas meje dhe Kushtetutës në fuqi, afati i konstituimit të Kuvendit ka kaluar. Përjashtim i vetëm është marrëveshja midis subjekteve politike. Ekziston edhe një fakt tjetër.Këtu e kam parasysh fillimin e seancës konstituive dhe vazhdimin e saj edhe pas afatit prej 1 muaji. Këto dy mundësi janë”, ka saktësuar Kelmendi për Infosot.
















