Në Grabovc të Fushë Kosovës, zjarri nga malet ka kaluar në oborre të shtëpive

E publikuar: 11/08/2017 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me pak ujë që u ka mbetur, këta 4 zjarrfikës po tentojnë të ndalin zjarre që nga mali është afruar pranë shtëpive të pabanuara në fshatin Grabovc i Epërm.

Zjarrfikësit thonë që nga mëngjesi ka vetëm 3 zjarrfikës të angazhuar për këtë zonë, dhe se në mungesë stafi, është dashur të bëjnë zgjedhje të zonave në të cilat do të intervenojnë.

Që nga fundi i muajit korrik, zjarrfikësit thonë që kanë pasur shumë thirrje për raste të tilla në këto zona malore të Fushë Kosovës.

Në Ministrinë e Mjedisit i kanë thënë KTV-së se ata merren kryesisht me ruajtjen e pyjeve të cilat hyjnë në zona të mbrojtura dhe jo me të tjera.

Ndërkohë, brigada e zjarrfikësve në Prishtinë ka dërguar një ekip tjetër, pasi që zjarri nuk është ndalur.

Me zjarr nga hamulloret, zjarrfikësit janë përballur gjatë ditës edhe në Matiqan, Hajvali dhe fshatin Sllatinë.