Drejtori i Romës, Monchi, ka insistuar se klubi nuk do të bëjë ofertë më të lartë për anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Klubi italian ofroi 32 milionë funte për algjerianin, por kjo ofertë nuk ishte e suksesshme. Monchi ka thënë se Roma nuk do të tentojë të testojë më shumë “Dhelprat” pasi, sipas tij, “topi është në anën e Leicesterit”.
“Në konferencën e fundit për media unë kam thënë se kemi bërë një ofertë të drejtë, e cila ishte më e larta në histori të klubit. Nuk do të bëjmë oferta tjera”, ka thënë Monchi.
“Ne jemi sjell mirë duke biseduar me Leicester Cityn. Tani topi është në anën e tyre. Jemi duke pritur për përgjigje dhe jemi duke punuar në opsione tjera, por jemi të qetë sepse 90 për qind e kemi ekipin e kompletuar”.



















