Kapet me dy qese drogë, arrestohet

E publikuar: 11/08/2017 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit ashkali në Ferizaj, pasi është kërkuar për një rast vjedhje dhe gjatë kontrollit i dyshuari posedonte edhe dy qese drogë të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 22.00, në rrugën “Naim Beka”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt