Dëshmori Bedri Shala dekorohet me urdhrin ‘Hero i Kosovës’

E publikuar: 10/08/2017 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshmori Bedri Shala është dekoruar sot nga presidenti Hashim Thaçi me Urdhrin “Hero i Kosovës”. Vendimi dhe dekorata i janë dorëzuar sot nënës së dëshmorit, Taibe Shalës.

Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Komunës së Drenasit dhe vendimi dhe dekorata janë dorëzuar nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili ishte autorizuar për këtë nga presidenti Thaçi.

“Kjo dekoratë vlerëson sakrificën dhe trimërinë e Dëshmorit Bedri Shala për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Pas ceremonisë janë bërë homazhe te varrezat në Polac.