Kur PSG po kërkon të arrijë majat e futbollit evropian, kjo nuk do të kishte knqësi të madhe sikurse në skuadër të mos ishte ylli më i ri i futbollit francez.
Në këto orët e fundit, Kylian Mbappe është duke u bindur gjithnjë e më shumë që të nënshkruajë me klubin e PSG-së.
PSG për Mbappen gati 180 milionë euro
Transferimi pritet të bëhet për shumën e 180 milionë euro, që do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas atij të Neymar për 222 milionë euro.
Neymar gjatë prezantimit
PSG kërkon që në sulm ta ketë treshen: Edinson Cavani, Neymar dhe Kylian Mbappe. Francezi pritet ta ketë një pagë që i kalon 15 milionë euro në sezon.
Cavani lideri aktual i sulmit dhe top shënuesi i Ligue 1
Drejtori sportiv i PSG-së, Henrique është takuar me agjentin e lojtarit dhe ka marrë përgjigje pozitive.
PSG për dy lojtarë do të paguajë hiq më pak se 400 milionë euro. /Telegrafi/





















