“Asgjë s’është përfunduar në dialogun me Kosovën”

E publikuar: 10/08/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se për sa i përket dialogut me Kosovën, asgjë nuk ka përfunduar, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të flas për diçka që ka marrë fund, por mund të flas për diçka që është me rëndësi për të ardhmen e Serbisë. Nëse këtë mundemi, por e di se për këtë gjasat janë të vogla, pasi njoh edhe shqiptarët, i njoh edhe serbët dhe e di pse shante janë të vogla. Nëse nuk do të përpiqeshim të bëjmë diçka për të ardhmen e Serbisë, në një mënyrë tjetër më të mirë, ne nuk duhet të merremi fare me këtë punë”, citon rts të ketë thënë Vuçiq .

Duke folur për atë që transmetuesi publik serb e quan zgjidhje kompromisi, Vuçiq ka thënë se nuk ka kompromis nëse njëra palë është e kënaqur e tjetra jo.

“Mendoj se kjo është e qartë për të gjithë dhe mendoj se është shumë me rëndësi që të gjithë të fillojmë së menduari ndryshe për këtë barrë të rëndë”, ka thënë Vuçiq.