Albin Kurti arrin i pari në Kuvendin e Kosovës (Video)

E publikuar: 10/08/2017 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit ka thirrur seancën për sot.

I pari që iu përgjigj ftesës së tij është bashkë partiaku Albin Kurti.

Ai është I pari që ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas dokumentit: ‘Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Seanca pritet të bojkotohet nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të parlamentit.

Në takimin e djeshëm konsultativ partitë politike nuk arritën marrëveshje për të vazhduar seancën konstituive të parlamentit në të cilën do të duhej të zgjidhej udhëheqja e tij.

Mungesa e votave dhe barrikadimi i subjekteve politike, po shtyn Kosovën drejt një krize të re politike të ngjashme më atë të tri vjetëve më parë që la vendin pa institucione për një gjysmë viti.