Mediat serbe qesharake, Daut Haradinaj ka lidhje me Al Kaiden e ISIS-in

E publikuar: 09/08/2017 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat serbe vazhdojnë të jenë qesharake karshi Kosovës. Së fundi ato janë marrë me Daut Haradinajn emrin e të cilit po tentojnë ta ndotin me akuza qesharake.

Sipas këtyre mediave, Daut Haradinaj ka lidhje edhe me Al Kaidën dhe ISIS-in.

Poashtu, ata e akuzojnë Haradinajn për vrasjen e një polici serb të quajtur Miodrag Zotoviq.

Akuzat nuk ndalen me kaq pasi që Daut Haradinajn e quajnë si njeriu që ka frikësuar serbët dh shqiptarët në kampet e refugjatëve në kohën e luftës.

“Daut Haradinaj sa ishte anëtar i TMK-së ishte përgjegjës për koordinimin e punës me Al Kaidën dhe ISIS-in” thuhet ndër të tjera në shkrimin qesharak serb./Indeksonline/