Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar sot me kandidatin për kryeminsitër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Takimin e ka konfirmuar vet Pacolli ku në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka postuar një fotografi nga ky takim.
Sipas presidentit të AKR-së, me Kurtin kanë biseduar për bojkotimin e seancës konstituive nga ana e koalicionit PAN, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i Pacollit:
Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN.