Hasan Shala, zgjidhet sërish kryetar i Gjykatës së Apelit

E publikuar: 09/08/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hasan Shala, është zgjedhur sërish për kryetar të Gjykatës së Apelit, raporton KTV.

Shala ka marrë votat e 9 nga 11 anëtarëve të KGJK.

Kundër kandidatja e Shalës, Tonka Berisha ka marrë 2 vota, ndërsa kandidati i tretë, Xhevdet Abazi nuk mori asnjë votë.

Zgjedhja e Shalës për kryetar ishte anuluar nga Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së gjyqtares Tonka Berisha.

Mbledhja e KGJK-së po vazhdon me procedurat e votimit për kryetar të Gjykatës Supreme.