Kështu parashihet ligjërisht mbajta e seancës së nesërme, pasi PAN-i s’merr pjesë

E publikuar: 09/08/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mospjesëmarrja e  vazhdueshëm i seancave të Kuvendit nga koalicioni PAN po lë të hapura dilema të shumta në skenën politike. Deputetët nga ky koalicion, në vazhdimësi po deklarohen se i kanë numrat për tu votuar i zgjedhuri i tyre në pozitën e kryeparlamentarit, mirëpo, njësoj nuk po mendojnë kundërshtarët e PAN-it, nga koalicioni LAA e Vetëvendosje.

Njësoj mendon edhe njohësi i kushtetutës Mazllum Baraliu.

Në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se e drejta absolute e fituar ligjërisht nga PAN-i, me kushtetutë e vendimin e gjykatës kushtetuese, nuk po shfrytëzohet me arsyen se ata nuk janë të sigurt nëse mund të ia dalin ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

‘’Është fjala për mos shfrytëzimin e një të drejte absolute që e ka fituar ligjërisht edhe  me kushtetutë edhe me vendimin e gjykatës kushtetuese, por të cilën nuk po e shfrytëzon për arsye se nuk është e sigurt se mund t’ia dal që ta shfrytëzoj’’, është shprehur ai.

Të tilla mohime ftesash për pjesëmarrje në Kuvend, Baraliu i sheh se drojë të PAN-it, që nuk ka mundësi që të votohet kandidati i tyre dhe prandaj po zvarritet me mënyra të çuditshme duke fajësuar të tjerët, se janë shkaktarët kryesor të zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit.

Eksperti i kushtetutës tërë këto zvarritje, i sqaron me procedura ligjore, duke iu referuar kushtetutës.

‘’Në bazë të nenit 67, paragrafit të dytë të Kushtetutës por edhe vendimit të gjykatës kushtetuese , koalicioni PAN e ka të drejtën absolute të pakontestueshme që ta propozoj kryetarin dhe duke mos pasur ndonjë kufizim aty që në qoftë se nuk e bën brenda disa ditësh  mund ta humb atë të drejtë. Sigurisht që qartazi po shihet që duke kalkuluar mënyrat për të përfituar në kohë dhe për ta siguruar shumicën parlamentare që të votohet kandidati i tyre’’, ka shpjeguar më tej Baraliu.

Ndërkohë, për të dytën herë radhazi PAN e ka konfirmuar mos pjesëmarrjen në seancën e së enjtes. /Indeksonline/