Zbulohen foto, Roza Lati dhe Stine sërish bashkë

E publikuar: 09/08/2017 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata janë një nga ish çiftet më të përfolur në media.

Edhe pse ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para shumë vitesh, shumë fansa janë nostalgjikë për ta. Por vera i ka bërë sërish bashkë çiftin Stine dhe Roza.

Ish çifti është takuar në koncertin që Stine mbajti në Vlorë. Kjo u vu re nga fotoja e bërë në schumma party që vetë Stine postoi në Instagram.

Vajza në qendër të fotos është pikërisht ish dashuria e tij, por ndoshta vazhdon të jetë ende e vetmja dashuri për këngëtarin.

Nga të gjitha fotot e realizuar në party Stine ka zgjedhur ta publikojë pikërisht atë me Rozën. Mos vallë për vëmendje….? / Gazeta Express/