Molliqaj: Për KEDS-in dikush ka me shku n’burg

E publikuar: 08/08/2017 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dardan Molliqaj ka thënë se dikush do të futet në burg për KEDS-in. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka komentuar fitimin e kësaj kompanie ku KEDS në një raport thuhet se ka përfituar 87 milionë euro për 3 vite.

“Për 3 vjet KEDS paska fituar trefishin e shumës së privatizimit të tij. 26.3 milion u shit kjo ndërmarrje, 87 milion i paska fituar për 3 vite.

Për këtë aferë dikush do të shkojë në burg herëdokur” shkruan Molliqaj në Facebook./Indeksonline/