Presidenti historik, Ibrahim Rugova, në seancat të cilat janë mbajtur në atë kohë ishte gjithmonë i pranishëm. Në disa fotografi nga arkiva e “Zërit” Rugova shihet se ka mbajtur disiplinë gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës. Këto fotografi janë realizuar më 26 janar të viti 2005.
Ndryshe, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare. Ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive. Rugova, i cili u bë president i Kosovës në vitin 2002, konsiderohet themeluesi i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.
Presidenti Rugova vdiq në një periudhë të ndjeshme, kur kanë filluar bisedimet për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Rugova kaloi pjesën e parë të karrierës së tij si profesor dhe autor librash. Ai hyri në politikë më vitin 1989, duke themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë partia më e madhe politike në Kosovë./ZERI/

















