Shpend Ahmeti rizgjidhet nga anëtarësia si kandidat për kryetar komune në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.
Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision ka shpallur rezultatin final:
96.8% kanë votuar “Për”
3.2% kanë votuar “Kundër”
Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjidhet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.


















