Ndër vite është krijuar ideja se këngëtarët shqiptarë apo edhe vendeve të tjera jo shumë të famshme, ndjekin në stil në muzikë apo veshje këngëtarë me famë botërore.
Por me kalimin e kohës duket se balanca ka ndryshuar, pasi VIP-at e shoëbizz-it herë herë tashmë bëhen kopjacë të më pak të famshmëve.
Ronela Hajati është ndër këngëtaret që ka krijuar një stil të veçantë të sajin, qoftë në muzikë, qoftë në look e që e bën të dallojë nga personazhet e tjera. Jo rrallëherë e kemi quajtur “kameleon” për shkak se këngëtarja e ndryshon shpeshherë ngjyrën e flokëve.

Herë jeshile, herë ndërthurje me rozë, herë bojëqielli e herë të kuqe, Ronela ka qenë gjithnjë e pavendosur për të mbajtur një ngjyrë të përhershme apo të paktën për një kohë relativisht të gjatë.
Në stilin e saj të flokëve ngjyrë bojëqielli, Ronela është ‘kopjuar’ nga Rihanna e cila dje në rrjete sociale ka publikuar një foto u duket me flokë bojëqielli, kapele të bardhë dhe një xhaketë jeans. Madje edhe thonjtë e Rihannas duken të lyer në bojëqielli.

Epo, Rihanna!
Ronela i ka bërë para teje! /Blitz.al/



















