Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ

E publikuar: 07/08/2017 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot  është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluarnjë mbledhje brenda partisë ku pritet të diskutohet për çështjen e takimit konsultativ i cili është thirrur për ditën e enjte.

Por një gjë të tillë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti e ka mohuar.

“Është vetëm spekulim. Nuk ka mbledhje të grupit parlamentar sot”, ka thënë ai për Koha.net.

Në anën tjetër, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i njëjtë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ditës së enjte, pasi sipas tij, kjo është tendencë e PAN-it.