Mblidhet Vetëvendosje, vendoset për pjesëmarrje në takimin konsultativ

E publikuar: 07/08/2017 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje pritet që pas pak të zhvillojë mbledhje brenda partisë.

Siç mëson Indeksonline, në mesin e diskutimeve të sotme pritet të jetë edhe çështja e takimit konsultativ i thirrur për të mërkurën e kësaj jave.

Bëhet e ditur se në takimin e sotëm do të vendoset edhe rreth asaj se a do jetë pjesë e këtij takimi, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe të premten shefi i GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca është shprehur se nuk do të marrin pjesë në takimin konsultativ në mes partive dhe kryesuesit të seancës .