“Të gjithë duhet të lëshojnë pe nga pak”

E publikuar: 07/08/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se, pavarësisht prej zhvillimeve të fundit, bllokada aktuale politike nuk mund të jetë e përhershme.

Ai ka thënë se të gjitha palët duhet të lëshojnë pe nga pak, në mënyrë që të arrihet një kompromis për formimin e institucioneve të reja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se nëse liderët partiakë nuk arrijnë të merren vesh deri të mërkurën, atëherë presidenti i vendit duhet t’i thërrasë në takim dhe ta gjejë çelësin për ta çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit. Ai ka thënë se asnjëra prej formacioneve politike aktualisht nuk e ka shumicën në Kuvend.

Maliqi ka bërë me dije se ekziston varianti që PAN-i t’i sigurojë votat, por një qeveri me 61 deputetë, sipas Maliqit, është e dobët dhe jostabile.