E kidnapoi modelen për ta shitur në ankand

E publikuar: 06/08/2017 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një modele britanike ishte droguar e më pas u kidnapua në Milano, me qëllim që të shitej në një ankand online, kanë bërë të ditur nga policia italiane.

Gruaja, 20 vjeçare, ishte në qytet për të realizuar një sesion fotografik të organizuar nga agjenti i saj, mirëpo ishte kidnapuar dhe ishte mbajtur për gjashtë ditë.

Lukasz Herba, 30 vjeçar, i cili jeton në Britani, është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për kidnapim.

Ndërsa nga zyra e Punëve të Jashtme, është bërë e ditur që modelja ka marrë tretmanet e nevojshme.