Carla Del Ponte jep dorëheqje nga pozita e hetueses speciale të OKB-së për Siri

E publikuar: 06/08/2017 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carla Del Ponte, anëtare e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur të Hetimeve të emëruar nga Kombet e Bashkuara për Sirinë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në letrën ku ajo e ka bërë të njohur dorëheqjen ka shkruar se do të marrë pjesë vetëm edhe në mbledhjen e fundit që do të mbahet në shtator.

Arsyeja për dorëheqjen ka qenë se sipas saj, “shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duan drejtësi”.

Për këtë arsye, ajo nuk mund të jetë më pjesëtare e këtij komisioni, i cili, thjesht, nuk bën asgjë ka thënë del Ponte.

Ajo ka shtuar gjithashtu se, krime kaq të tmerrshme si në Siri nuk kanë ndodhur as në Ruanda dhe as në ish Jugosllavi.