Nuk sosin lajmet tragjike nga brigjet te Shqipërisë. Një tjetër viktimë eshte shënuar sot teksa lahej ne det, kete radhe nje femije vetem 13-vjecar.
Ngjarja e rënde ka ndodhur ne Velipojë dhe viktima është një 13
vjecar me inicialet L.I.
“Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë
njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” thuhet në një njoftim.
















