Vendi ku ndodhen tymtarët e Koorporatës Energjetike të Kosovës në Obiliq, është mbuluar nga tymi i zi, i cili është helm drejtpërdrejt ndaj qytetarëve që jetojnë në atë vend, por edhe për rrethinë.
Qytetarët kanë vazhdimisht dyshime në përdorimin e përhershëm të filtrave që KEK thotë se i përdorë.
Që nga ora 2 e mesnatës deri në orën 6 në mëngjes, qytetarët thonë se shtohet sasia e tymit dhe e erës, “e për këtë arsye edhe po supozohet që filtrat, të cilat KEK ka thënë se po i përdorë, po hiqen ose po përdoren me material tjetër – kjo për t’i ikur presionit”, është ky shqetësimi i banorëve të vendit, shkruan Gazeta Express.
Shikoni këto pamje që u realizuan sot, më 5 gusht, të cilat shpjegojnë më së miri gjendjen aktuale të zonës ku ndodhen tymtarët e KEK’ut:
















