Gjuriq: Serbia do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

E publikuar: 05/08/2017 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Serbi gjatë një deklarate për televizionin Pink ka thënë se do të bëjë gjithçka në mënyrë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Gjuriq ka thënë më tutje se Kosova përmes anëtarësimit në INTERPOL dëshiron që ta vërtetojë sovranitetin e saj.

Kurse kjo, sipas tij, do të shërbejë për përndjekjen e serbëve, transmeton Indeksonline.

“Do të bëjmë çmos ta pengojmë këtë, siç e penguam anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriq.