I qëlloi me armë djali, pas babait, vdes edhe nëna

E publikuar: 04/08/2017 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë në spital 47-vjeçarja e cila më 24 korrik u qëllua me armë nga djali i saj, 21-vjeçari Mirald Metallari.

Dhimbja për familjen shtohet edhe më tej, ku pasi la të vrarë me armën e shërbimit, babain e tij polic, edhe nëna e tij Nurija, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ka gjetur vdekjen në spital.

Mirald Metallari ndodhet në burg për krimin e rëndë në familje, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme babait të tij 62 vjeçar, efektiv policie, pas një konflikti që pati me të në banesën ku familja jetonte në Bathore, periferi të Tiranës.

Nga sherri që nisi vetëm pse i ati i kërkonte të punonte për një ndërtim brenda shtëpisë, djali rrëmbeu armën e shërbimit të babait dhe qëlloi ndaj tij.

Ndërsa nëna ndërhyri për t’i ndarë, edhe ajo mori plumb, por prej ditësh qëndronte nën trajtimin e mjekëve në spital. Këtë të premte, ajo është ndarë nga jeta.

Djali, i cili ka pësuar gjendje shoku, vazhdimisht gjatë arrestimit por edhe qëndrimit në burg, pyeste për shëndetin e nënës së tij.