Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka thënë, pas mbledhjes së takimit me shefat e GP-ve se qëllimi i PAN-it është të zbatojnë rezultatin zgjedhor të 11 qershorit.
Ai ka theksuar se kur zbatohet ky rezultat, del që koalicioni PAN është fitues dhe se drejta për të propozuar kryetarin e kuvendit i takon këtij koalicioni, të drejtë të cilën do ta ushtrojë, raporton Indeksonline.
“Ne duhet të mendojmë shumë për personin që do të kandidojmë, sepse nuk mund të hyhet në atë sallë kur të duam, duhet një person që vendos rregulla në atë sallë. Ne kemi ftuar që ky takim të jetë shembull i koordinimit politik.
Qëndrimu i PAN është që Kadri Veseli ka treguar përsëri që është në gjendje që PDK të dal me një kandidat tjetër, me parakushtin e vetëm të thjeshtë, nëse kuvendi e voton qeverinë Haradinaj të koalicionit që ka fituar zgjedhjet.
Ne kemi kërkuar që të mërkurën e ardhshme të kemi prapë një takim konsultativ që të vendosim për datën e seancës së radhës, sepse nuk kemi ndonjë datë të mundshme për seancë.
Kërkova nga kryesuesi që të mendoj kur të thërras deputetët sepse ajo sallë është e shenjtë dhe duam të kemi koordinim të plotë para se të hyjmë në sallë.
Ky është qëndrimi i PDK-së dhe shihemi të mërkurë ne ardhshme kur do të duhet të mbahet takimi në ora 10 mes partive.
Sipas të njëjtit formimi i “Qeverisë Haradinaj”, është i pandalshëm.
PDK e AAK e Nisma jemi mëse të iteresaur që të ketë formim sa më të shpejt të institucioneve dhe krejt që ka ndodhur në 24 orët e fundit, ka edhe pamje që edhe para 4, 10 e 20 vite që PDK për hir të vendit ka bërë hapa që kanë konsoliduar shtetësinë e Kosovës.
“Shihemi të mërkurën sepse do të ketë konsulta, e ajo që i ka munguar këtij vendi.
Ne do të mund të lëviznim pa viza nëse do të kishte konsensus politik para dy vitesh”, ka thënë ai.

















