Hoti: Nuk u morëm vesh për datën e seancës, PAN s’i ka numrat

E publikuar: 04/08/2017 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se  nuk ka dakordim mes partive politike për të caktuar datën e mbajtës se seancës.

Koalicioni PAN, sipas tij, po kërkon kohë shtesë dhe konsulta tjera për të caktuar seancën.

“Pas diskutimeve të gjata ne nuk kemi ende dakordim të partive politike për datën e seancës. Dhe besoj se kryesuesi do të e caktoj seancën në momentin kur e sheh të arsyeshme”, ka thënë Hoti pas mbledhjes se shefave të Grupeve Parlamentare, transmeton ‘Indeksonline’.

Kërkesat e PAN-it, sipas tij, qe në pako të votohen qeveria dhe kryeministri nuk ka logjikë.

“Koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themeluar institucionet”, ka shtuar Hoti.