Avdullah Hoti nga LDK-ja ka thënë se po i vije mirë që sheh të paktën një deputet nga koalicioni PAN, duke iu referuar Milaim Zekës.
Ai ka thënë se qëndrimet politike të partive janë të qarta se kë e votojnë e kë jo, duke përsëritur se nuk e pranojnë Kadri Veselin, raporton Indeksonline.
“Kjo mund të shihet dorëzim i Veselit, pres ti shoh ata në sallë me kandidatin e tyre dhe çfarëdo kandidature që jepet nga ky koalicion ne e shqyrtojmë me kujdes. Ne duhet t’iu nënshtrohemi rregullave demokratike, e presim sa më shpejt të shkohet përpara me themelimin e institucioneve”, ka thënë Hoti.

















