Dështimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe për pasojë bllokimin e institucioneve qëndrore, ka qenë kryefjala e ditës së sotme. Seanca parlamentare e shtyrë për të premten, po komentohet në aspektin numëror.
Ndërkaq, gjatë ditës, nga koalicioni LAA, u shenjëstrua koalicioni kundërshtar PAN, me pretendimin se po përpiqet të zvarrisë formimin e institucioneve, pasi nuk ka numrat, transmeton Infosot.
Ndërkaq, në rrethin e politikës, është lakuar emri i deputetes Teuta Rugova, duke u përkthyer si votë për koalicionin PAN. Kjo situatë është komentuar edhe nga analistët politikë, por jo vetëm.
Ish anëtari I VV –së, Leon Duhanaj, ka dhënë disa arsye se përse Teuta Rugova, duhet të votojë Ramush Haradinajn, Kryeministër dhe pse jo Albin Kurtin.
“Në pyetjen se a duhet Teuta Teuta I. Rugova, me e mbështet Ramush Haradinaj-në për Kryeministër, apo Albin Kurtin, në raport me dashamirësinë e tyre karshi ish Presidentit Rogova dhe familjes së tij.
Përgjigjia është dhe duhet të jetë pro Ramushit.
Kjo për dy arsye:
1. Sepse Ramushi është 100% më dashamirë se Albini.
2. Sepse edhe visionin rugovian për një Kosovë të pavarur në BE dhe NATO, Ramishi e perfaqëson madje edhe me shume se shumë njerëz vendimmarrës në LDK. Përderisa Albini dhe bindja e tij politike, janë antipod i sajë.
Në këtë kontekst, e kuptoj aryen pse z. Mustafa është kategorik kunder PAN-it, sepse ka inati si inatëçorë që është.
Por, nuk po i kuptojë disa rugovista që mëndoj që janë vërtetë të tillë. Pse po kundërshtojnë kaq shumë.
Nëse ata pretendojnë, të zgjedhin Albinin, para Ramushit. Nën pretekstin e “mbrojtjes” së “rugovizmit”, atëherë me vjen vërtetë keq për ta”, është shprehur Duhanaj për Infosot.
















