Kuvendi njofton zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive mbahet nesër

E publikuar: 03/08/2017 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 10:00, thuhet në kumtesën drejtuar mediave.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.

Rendi i ditës:

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit