Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, përmes Facebookut ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për mungesën e deputetes Teuta Rugova në seancën konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Emri i Rugovës është përmendur si një nga deputetët e mundshëm të koalicionit LAA që do të votojë pro kryetarit të Kuvendit nga PAN-i, si dhe për qeverinë Haradinaj.
Mustafa, që nuk kishte kandiduar për deputet, tani ka reaguar përmes Facebookut.
“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cenojnë vlerat më sublime të saj”, ka shkruar ai.
















