Labinot Tahiri flet për herë të parë para Kuvendit, thotë se do të punojë për shtetin

E publikuar: 03/08/2017 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka arritur edhe Labinot Tahiri. Tahiri i zgjedhur deputet për herë të parë në zgjedhjet e 11 qershorit, në një prononcim për televizionin publik thotë se s’ka hy në politikë për ti bllokuar proceset e vendit. Ai tha se është person që dëshiron të bëjë zgjidhje, raporton Express.

“Jam i përzgjedhur prej popullit, pavarësisht në cilën parti jam punoj për interesa të shtetit”, tha tutje, Tahiri.

I pyetur se a është takur me Ramush Haradinajn për çështjen e votës, Tahiri tha se me Haradinajn ka raporte miqësore dhe se është takuar disa herë. Ai përmendi edhe vizitën që i kishte bërë Haradinajt gjatë qëndrimit të tij në Francë.

Tahiri është zotuar se do të punojë për interesa të vendit dhe se nuk do ta lëshojë sallën e kuvendit, transmeton Express.