Haradinaj heq dorë nga kandidatura

E publikuar: 02/08/2017 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, do të heqë dorë nga kandidimi për kreun e Deçanit, ndonëse kohë më parë u tha se do t’i futet kësaj gare.

Burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur se ky vendim vjen, pasi tërheqja e secilit deputet të AAK-së, do t’i shkaktonte humbje kësaj partie sa i përket numrit të deputetëve në Kuvend dhe rrjedhimisht, një deputet i ri për partnerin e koalicionit, PDK’në.

I kontaktuar nga Metro, Haradinaj është treguar i prerë, por që nuk e ka mohuar lajmin. Ai tha se AAK’ja është parti dhe dihet që për kandidatura vendos vetë partia.

Mirëpo, Haradinaj u pyet nga Metro se a do të pranonte të garonte nëse partia e propozon, pasi refuzimi është në dorën e vetë kandidatit, ai është treguar i prerë.

‘Më duket nuk më dëgjove. Vendos partia’, është përgjigjur Haradinaj, e përgjigje kjo krejt ndryshe nga herat tjera, kur aie konfirmonte se do të kandidonte për Decanin.

Gazeta Metro mëson se Haradinaj do të vazhdojë të mbajë postin e deputetit, ndërsa për kryetar të Deçanit në këtë parti kanë vendosur ta kandidojnë Bashkim Ramosajn, drejtor aktual i Drejtorisë Administratës Publike në këtë komunë.

Ndryshe, me Deçanin ka qeverisur AAK ndër vite, por para disa ditësh dha dorëheqje kryetari aktual i Deçanit që vjen nga kjo parti, Rasim Selmanaj, duke bërë të ditur se nuk do të rikandidojë pasi u zgjodh deputet