Barcelona ka lëshuar edhe një njoftim zyrtar lidhur me të ardhmen e superyllit brazilian Neymar.
“Barcelona është kthyer në ushtrime këtë të mërkurë pas turneut në Amerikë. Para nisjes së seancës së sotme, Neymari ka informuar të pranishmit se dëshiron largimin nga klubi dhe i është dhënë leje që të mungojë në ushtrime e të zgjedhë të ardhmen”, thuhet në njoftim.

















