Veprimtari Ismet Sylejmani është takuar të martën me kreun e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, figurën e të cilit e ka vlerësuar me nota patriotike. Sylejmanit, ka nënvizuar faktin se Xhaferi është shqiptari i parë në historinë e kombit tonë, që është vënë në ballë në udhëheqje të Kuvendit të Maqedonisë.
Postimi i plotë i Ismet Sylejmanit:
“Sot kisha nderin e madh dhe kënaqesinë e veçantë të pritesha në kabinetin e tij nga shqiptari i parë në historinë e kombit tonë, që është vënë në ballë në udhëheqje të Kuvendit të Maqedonisë!
Në vizitë te Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, ish – Komandanti i UÇK-së, shqiptari historik i nderuari Talat Xhaferi!
Aty ku filloi ndryshimi i madh!
Këtu kunisi edhe de jure të flasë shqip parlamenti maqedon!
Kënaqësi e madhe dhe e ardhme e sigurtë, kur sheh nga afër se si shqiptarët drejtojnë me parlamentin e një shteti që ështeë njohur dhe i pranuar ndërkombëtarisht!

S’ka dyshim se ditë të mira e të bardha e presin popullin shqiptarë, kur ka djem të tillë të menqur e të guximshëm që i ka në ballë!”, është shprehur Sylejmani.Ky i fundit, në një takim miqësor është pritur edhe nga Ali Ahmeti, dhe zyrtari i kabinetit të tij Artan Grubi. “Te shoku e miku im i madh, në vizitë në Parlamentin e Maqedonisë, te udheheqesi i popullit shqiptar Ali Ahmeti! Sikur gjithmonë afër udhëheqësit një personalitet i jashtëzakonshem, shefi i kabinetit të Ali Ahnetit, miku im i nderuar Artan Grubi!”, është shprehur Sylejmani.


















