“Partia Vetëvendosje po mundohet t’i ikë llogaridhënies publike për mbi 500 militantë të punësuar në administratën e Prishtinës dhe për lidhjet e tyre klienteliste e korruptive me kompani të afërta, duke u dhënë miliona euro atyre. Problemi i ngritur prej tyre, i cili do të ketë një zgjidhje të shpejtë, po mundohet të shfrytëzohet vetëm sa për ta tjetërsuar debatin rreth shpërfaqjes së keqpërdorimeve të tyre në publik. Ne, jo vetëm që po e zgjidhim problemin aktual me KEK-un, por me Kosovën e Re po i zgjidhim njëherë e mirë tërë problemet që i kemi me energjinë elektrike”, ka thënë Stavileci.

















