Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, siç thonë ekspertët, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, që shpesh herë shkaktonte keqinterpretime të formave të ndryshme.
Ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdorën edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind.
Drejtori i përgjithshëm në Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Leon Gjokaj për ‘Zërin e Amerikës’ tha se me këtë ligjë është bërë një hap i madhë përpara për sa i përketë, ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të popujve pakicë në të gjitha ato komuna ku përbëjnë shumicën, gjegjësisht edhe në ato komuna ku pakica përbën një përqindje të konsiderueshme e cila është përkthyer si në rastin e përdorimit zyrtarë të gjuhës në një 5 për qind.
Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare nuk do jetë vetëm në Tuz dhe Ulqin, simbolet kombëtare do të përdorën për festa shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Rozhajë, Plavë dhe Guci.
Gjokaj thotë se, sa i përket përdorimit privat të flamurit kombëtarë qoftë në shtëpi apo në ndonjë eveniment tjetër privat, ai mund të përdorët fare lirshëm. Ndërsa sa i përket institucioneve shtetërore po ashtu është bërë një hap i madh përpara, pasi që me ligjin e vjetër përdorimi i flamurit ishte i kufizuar, kurse sot, në të gjitha institucionet publike në komunat e lartë përmendura, përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave do të jetë i lirë por edhe i obliguar krahas simboleve shtetërore.

















