Të pandehurit do të paraqiten në një sallë gjyqi të ndërtuar jashtë kryeqytetit të Ankarasë, duke u përballur me akuzat për “tentim vrasjen e presidentit”.
Ushtarët rebelë u përpoqën të marrin pushtetin në Turqi në muajin korrik të vitit 2016, duke lënë 249 civilë të vdekur.
Ky gjykim është më i madhi deri tani në lidhje me grusht-shtetin e dështuar, transmeton Klan Kosova.
Pas kësaj tentative për grusht-shtet, qindra persona ishin arrestuar, shumica prej tyre si të dyshuar për lidhje me Fethullah Gulen, një klerik që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gulen – i dyshuari kryesor në këtë rast – është midis atyre që gjykohen, megjithëse në mungesë derisa ai vetë ka mohuar akuzat.
Kritikët thonë se Erdogan po përdor spastrimin që pasoi grusht-shtetin për të frenuar mospajtimin politik.


















