Osmani pjesë e fushatës për parandalimin e aksidenteve

E publikuar: 01/08/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i lartë i aksidenteve të ndodhura në Kosovë, ditët e fundit, ka alarmuar jo vetëm Policinë e Shtetit, por edhe mbarë opinionin publik. Fushatës së zhvilluar së fundmi me mesazhin “ndalja gazin”,i janë bashkuar të gjithë njëzëri.

Pjesë e kësaj fushate është bërë edhe edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani. me parullën ‘’ndalja gazin’’, shkruan Infosot.
Në rrjetin social facebook, Osmani ka shkruar:
#Ndaljagazin U bë natë, mos ia shkel gazit deri në fund. Nëse do të ngasësh veturën, mos pi. Kur del në trafik, mos e përdor telefonin. FAMILJA PO TË PRET.
#Ndaljagazin është fushatë vetëdijësuese për kujdesin në komunikacion, për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve në Kosovë. Fushata organizohet nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC