Masakruan të riun me thikë, zbulohen autorët e krimit

E publikuar: 01/08/2017 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbardhen detaje nga ngjarja e rende qe i mori jetën një djalë i ri vetëm 22-vjeçar në Tiranë.Sipas te dhënave te para mësohet se ai u qëllua me thike në afërsi të stadiumit “Dinamo”, por humbi jetën pa mundur t’i mbijetoje dot plagëve te marra nga goditjet e thikës.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.

Ndërkohe qe është arrestuar shtetasi E.B., si autor i krimit, si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim. Informacioni i policisë Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla. Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesional të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit: – Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit : -Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë. – Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë – Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.